Nga 1 janari do të rritet çmimi i shërbimeve shëndetësore në Maqedoni

Nga 1 janari do të rritet çmimi i shërbimeve shëndetësore në Maqedoni

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski, njoftoi se nga 1 janari do të ketë rritje simbolike të pjesëmarrjes (participimit) për shërbimet shëndetësore. Për një shërbim që aktualisht paguhet 40 denarë, siç tha Klekovski, tani e tutje do të paguhet 60 denarë.

Drejtori i FSSH thotë se pas më shumë se 10 vitesh vonesë, është marrë vendim për rritjen e çmimeve të paketës bazë specialistike dhe paketës interniste.

“Kontrolli specialistik, sipas listës së çmimeve të Fondit, deri më tani ka qenë 380 denarë dhe është një çmim dhjetëvjeçar. Tani rritja është 720 denarë. Efekti neto i këtij vendimi për institucionet shëndetësore do të jetë rreth një miliard denarë në vit, 80 përqind në sektorin publik dhe 20 përqind në sektorin privat, sepse kemi sektor specialistik publik dhe privat. Paketa interniste ka një efekt më të vogël, do të jetë rreth 340 milionë denarë shtesë”, tha Klekovski.

Në takimin e sotëm me gazetarët, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore njoftoi se në vitin 2026 që vjen, lista pozitive e barnave do të zgjerohet tre herë, dhe fokusi do të jetë te barnat për sëmundjet kardiovaskulare.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Klekovski njoftoi gjithashtu kontroll më të rreptë dhe një politikë ndëshkuese për mjekët amënëse tejkalohen kuotat për përshkrimin e antibiotikëve dhe anksiolitikëve. Në këtë drejtim, ai tha se do të futet receta elektronike – një mjet që duhet të sigurojë kontroll të sfondit dhe të zvogëlojë përdorimin e pajustifikuar të barnave.

MARKETING