Bashkimi konfirmon ndarjen me 9 futbollist
Skuadra e Bashkimit ka nisur rikonstruimin e skuadrës për në pjesën pranverore të sezonit, teksa gjatë ditës së sotme ka konfirmuar ndarjen me 9 futbollist. Klubi nga Kumanova u ka shprehur falënderim nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit gjatë gjysmësezonit vjeshtor. Ndryshimet më të mëdha do të ndodhin në repartin ofensiv, pasi klubi u nda me plot pesë sulmues si Simonovski, Ajdogan, Xhelili, Jahja dhe Haxhiq. Nga mesfusha e Bashkimit u larguan Adenkule dhe Askar, ndërsa nga reparti defensiv nuk do të jenë më Bihorac dhe Rexhepi. Me shumë gjasa, drejtuesit e Bashkimit tashmë kanë nisur planifikimin për hapat e radhës sa i përket angazhimit të emrave të rinj për skuadrën. Gjysmësezonin vjeshtor klubi e përfundoi në pozitën e gjashtë me 22 pikë, katër më shumë se Tikveshi i renditur në vendin e tetë.

