(VIDEO) Shfaqja “Rinoqerontët”, vjen si premierë në teatrin shqiptar në Shkup

(VIDEO) Shfaqja “Rinoqerontët”, vjen si premierë në teatrin shqiptar në Shkup

 

Shfaqja e famshme “Rinoqerontët” më në fund vjen para publikut shqiptar edhe në Shkup. E njohur si një kritikë e fuqishme ndaj fenomeneve negative të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, premiera e shfaqjes “Rinoqerontët”, vjen në Teatrin Shqiptar në Shkup, të shtunën më 20 dhjetor. Drejtori i Teatrit, Ismet Ramadani tha se kjo është shfaqje e mrekullueshme që duhet të ndiqet nga publiku shqiotar.

ISMET RAMADANI, DREJTOR I TEATRIT SHQIPTAR

“Shfaqja e ka porosinë………….të mos tjetërsohemi në diçka tjetër”.

Regjisori Vasil Vasilev, i cili pasi shprehu kënaqësinë për një bashkëpunim mes Teatrit shqiptar dhe atij Bullgar, shtoi se shfaqja ngërthen në vete luftën e njeriut kundër tjetërsimit.

VASIL VASILEV, REGJISOR

“Për fat të keq në botën moderne askush nuk ka mësuar nga historia dhe për fat të keq historia na përsëritet. Për fat të keq jetojmë në kohën kur i harrojmë fashizmin, diktaturën e shekullit të kaluar, prandaj ne duhet të luftojmë për të mbrojtur veten, vlerat tona morale. Shfaqja po ashtu është shumë komike dhe na tregon për jetën tonë dhe vlerat të cilat pretendojmë të gjithë”.

ROSEN MIHAILLOV, KOREOGRAF

“Kur të vini ta shikoni shfaqjen, do të shihni një paraqitje të shkëlqyer, një dinamikë të paparë ku skenat ndërrohen shumë shpesh, ndërsa një shfaje e tillë mund të transmetohet në teatrot e mëdha të Evropës por edhe në Teatrin Shqiptar në Shkup”.

Edhe protagonistët kryesorë të shfaqjes u bënë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në premierë të shtunën.

GENTIANA RAMADANI, AKTORE

“Për këtë shfaqje të mrekullueshme……… jam e bindur se edhe ata do të kalojnë mirë natën e premierës”.

SHKËLQIM ISLAMI, AKTOR

“Shpresoj që ……… reprizat që do të lajmërohen në vazhdim”.

Shfaqja “Rinoqerontët” është një vepër teatrale e bazuar në tekstin klasik të dramaturgut Eugene Ionesco, një nga përfaqësuesit kryesorë të teatrit absurd, që trajton temat e konformizmit, apatisë dhe transformimit të njeriut nën presionin e shoqërisë.

Avdi Bakiu /SHENJA/

 

 

MARKETING