Në UT departamenti i Fakultetit të Gjuhëve Orientale organizoi panel diskutimi për gjuhën dhe arsimin turk në RMV

Në UT departamenti i Fakultetit të Gjuhëve Orientale organizoi panel diskutimi për gjuhën dhe arsimin turk në RMV

Departamenti i Gjuhëve Orientale pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, dje organizoi një panel diskutimi dhe program festiv me temë “E sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke dhe arsimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut”.

Aktiviteti kishte për qëllim të trajtojë gjuhën turke, sfidat dhe perspektivat e mësimdhënies së saj në sistemin arsimor të vendit, si dhe rolin e saj në ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit turk. Në panel u theksua rëndësia e forcimit të arsimit në gjuhën amtare, zhvillimit të programeve akademike cilësore dhe nxitjes së bashkëpunimit institucional në këtë fushë.

Programi u shoqërua edhe me pjesë festive, duke reflektuar vlerat kulturore dhe gjuhësore të trashëgimisë turke, ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan se iniciativa të tilla kontribuojnë në promovimin e shumëgjuhësisë, dialogut kulturor dhe bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING