SHBA sanksionoi 2 gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për refuzimin e apelit të Izraelit

SHBA sanksionoi 2 gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për refuzimin e apelit të Izraelit

SHBA-ja po vendos sanksione ndaj dy gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale pasi gjykata hodhi poshtë kundërshtimin e Izraelit ndaj ligjshmërisë së hetimit të saj për krimet e luftës të kryera në Gaza që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Sekretari i Shtetit i SHBA-zë, Marco Rubio, tha se gjyqtarët Gocha Lordkipanidze nga Gjeorgjia dhe Erdenebalsuren Damdin nga Mongolia u përcaktuan sipas urdhrit ekzekutiv të shkurtit të presidentit Donald Trump që autorizonte sanksione ndaj zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në atë që ai e quajti “shënjestrim i paligjshëm i Izraelit” nga gjykata.

“Këta individë janë përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetasit izraelitë, pa pëlqimin e Izraelit, duke përfshirë votimin me shumicën në favor të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër apelit të Izraelit më 15 dhjetor”, tha Rubio.

Rubio i quajti përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ta mbajtur Izraelin përgjegjës “veprime të politizuara që synojnë Izraelin”.

Sanksionet pasuan vendimin e së hënës nga dhoma e apelit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila hodhi poshtë përpjekjen e Izraelit për të shfuqizuar urdhër-arrestet e lëshuara për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në atë vendim, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Drejtësisë vendosën se hetimi i gjykatës për krimet e dyshuara të kryera në Gaza pas 7 tetorit të vitit 2023 ishte tashmë i mbuluar nga një njoftim i vitit 2021 i lëshuar Izraelit dhe nuk kërkonte një njoftim të ri sipas Statutit të Romës.

MARKETING