Amorim i zhgënjyer pas barazimit me Bournemouth

Amorim i zhgënjyer pas barazimit me Bournemouth

Ruben Amorim mbeti i zhgënjyer me dështimin e Manchester United për ta “mbyllur” me fitore ndeshjen ndaj Bournemouth, pas një barazimi spektakolar 4-4 në Old Trafford, në një mbrëmje me tetë gola.

United ofroi paraqitjen më argëtuese nën drejtimin e Amorim, por pavarësisht se kaloi tri herë në epërsi, nuk arriti t’i merrte tri pikët. Trajneri portugez theksoi rëndësinë e mënyrës së lojës për tifozët, përveç rezultatit.

“Nëse e ndjek klubin siç e kam ndjekur Premier League për kaq gjatë, ke detyrimin jo vetëm të fitosh, por edhe të luash në një mënyrë që i frymëzon tifozët”, tha Amorim.

“Janë të etur për të fituar, por edhe për t’u frymëzuar. Sot ishte frymëzuese, por njëkohësisht ekziston edhe ndjenja e frustrimit që nuk arritëm të fitojmë.”

Ai shtoi se skuadra krijoi mjaft raste për ta fituar ndeshjen, por mungoi klinika dhe menaxhimi i momenteve të lojës.

“Morëm shumë gjëra pozitive, por kemi edhe shumë për të përmirësuar. Po na mungon cilësia në mbrojtje dhe kjo është diçka që duhet adresuar.”

Amorim do të ketë telashe për ndeshjen e së dielës ndaj Aston Villa, pasi do t’i mungojnë të paktën gjashtë lojtarë.

Harry Maguire dhe Matthijs de Ligt janë ende të dëmtuar, Casemiro është i pezulluar, ndërsa Amad Diallo dhe Bryan Mbeumo pritet t’i bashkohen Noussair Mazraoui në Kupën e Kombeve të Afrikës.

MARKETING