Vendkalimi kufitar Bogorodicë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve

Vendkalimi kufitar Bogorodicë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve

Nga ora 18:00, qarkullimi në Vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve, njofton LAMM. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING