Prof. Dr. Mehmet Görmez emërohet rektor i Universitetit Ndërkombëtar për Islam, Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Turqisë
Ish-kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Mehmet Görmez, aktualisht drejtor i Institutit për Mendim Islam, me dekret të Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan është emëruar rektor i Universitetit Ndërkombëtar për Islam, Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Turqisë.
Vendimet për emërimet, të nënshkruara nga Presidenti Erdoğan, janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë. Sipas këtyre vendimeve, Prof. Dr. Mehmet Görmez do të ushtrojë detyrën e rektorit të këtij universiteti.
Emërimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit akademik dhe ndërkombëtar të universitetit në fushat e studimeve islame dhe më gjerë.

