Bejta: Jam i mbështetur nga të gjithë liderët e VLEN-it
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi se kandidatura e tij gëzon mbështetjen e plotë dhe unanime të të gjithë liderëve të VLEN-it.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Bejta mohoi ekzistencën e ndonjë konflikti brenda koalicionit, duke theksuar se qëndrimi i liderëve ka qenë i përbashkët në përkrahje të tij.
“Nuk ka asnjë konflikt. Të gjithë liderët e VLEN-it kanë qenë unikë në përrahjen e kandidaturës sime për kryetar të komunës së Gostivarit. Jam i mbështetur nga të gjithë liderët e VLEN-it dhe kërkoj votën e partive që e përbëjnë VLEN-in, por edhe të gjitha partive të tjera që veprojnë në komunën e Gostivarit”, deklaroi Bejta. /SHENJA/

