(VIDEO) Zbukurohet Qendra, muzikë maqedonisht në ndërrimin e motmoteve
Me një ceremoni të veçantë sot në orën 18:00 do të ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në qendër të Shkupit, duke hapur në këtë mënyrë festat dimërore. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski deklaroi se deri më 31 dhjetor, do të ketë ctë shumta si dhe për mirëseardhjen, me kërkesë të Gjorgjievskit, do të këndojnë yje të muzikës maqedonase, nga ku ai beson se me këtë ceremoni Shkupi po bën një hap të rëndësishëm përpara drejt vizionit të zhvillimit krah për krah me qytetet moderne evropiane. Gjorgjievski deklaroi se çdo fundjavë nga ora 12:00 deri në orën 14:00, përmbajtja i kushtohet tërësisht më të rinjve me animacione, punëtori krijuese, aktivitete interaktive dhe surpriza festive.
Orce Gjorgjievski, kryetari i Qytetit të Shkupit
“Ky është fillimi i diçkaje të re, magjike dhe emocionuese për qytetin tonë. Për herë të parë në histori, Shkupi do ta presë vitin e ri 2026 me një përrallë të vërtetë dimërore të Vitit të Ri. Një ngjarje që bashkon të gjitha brezat nga më i vogli tek më i vjetri, familjet, miqtë, bashkëqytetarët. Shkupi më në fund do të tregojë se mund të jetë një qytet i gëzuar, modern dhe dinamik, një qytet që i ngjan një metropoli botëror në zemër të Ballkanit”.
Pjesa qendrore e programit të Vitit të Ri fillon më 27 dhjetor, gjatë së cilës kryetari Gjorgjievski beson se Shkupi do të jetojë në ritmin e plotë festiv. Në mesditë, Babagjyshi i Vitit të Ri do të mbërrijë në Shesh me dhurata dhe surpriza për të gjithë të pranishmit. Ai theksoi se Qyteti i Shkupit do t’u japë një mundësi të veçantë gjatë festave nxënësve të talentuar të shkollave të mesme. Ai tha se kishte vetëm një dëshirë për pritjen, që festa të ishte shtëpia e yjeve të muzikës vendase, prandaj Karolina Gocheva, Tamara Todevska, Mile Kuzmanovski, Ognjan Zdravkovski, Kuku Lele, Lara, Pajak, Dva Bona dhe Tina Perovska janë lajmëruar për pritjen. Ndërkaq, Qyteti i Shkupit po organizon Përrallën e Dimrit me mbështetje financiare nga Lotaria Shtetërore e Maqedonisë.
Anida Murati /SHENJA/

