(VIDEO) Shkupi kërkoi drejtësi për çlirimtarët, lufta ishte e drejtë

(VIDEO) Shkupi kërkoi drejtësi për çlirimtarët, lufta ishte e drejtë

Shqiptarët nga të gjithë vendet përreth, Kosova, Shqipëria po edhe nga vendi u mblodhën në Sheshin Skenderbeu për të kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen tash e 5 vite në Gjykatën Speciale në Hagë.

Para qindra e mijëra shqiptarëve, folën eksponent të lartë të ushtrisë çlirimtare e që janë aktiv në skenën politike dhe jo vetëm.

Në skenë u ngjit si ish themelues i dy ushtrive Çlirimtare, asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë, , Ali Ahmeti deklaroi që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe nuk mund të njolloset me histori të trilluara si ajo e shtëpisë së verdhë.

ALI AHMETI – ISH KOMANDANT

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është një e vërtetë e madhe që objektivin final nuk e arritëm për të ndërtuar hierarkinë, prandaj nuk do deshim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuza që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare”.

Para qytetarëve të shumtë të ardhur nga të gjitha trojet, foli përfaqësuesi i ardhur nga Shqipëria, Azgan Haklaj. Në fjalimin e tij, Haklaj tha se nuk ka njeri në faqen e dheut që mund ta njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e sajë të pastër e për liri.

AZGAN HAKLAJ

Prandaj, askush nuk mund ta njollosë UÇK-në e lavdishme. Ajo me gjakun e saj nënshkroi lavdinë më të madhe në historinë tonë. Pas kohës së Skenderbeut, pas epokës Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është epoka më e ndritur epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Para qindra protestuesve foli edhe e bija e komandantit të ndjerë nga Struga, Nuri Mazari, Shqipdona Mazari. Tha se lufta e çlirimtarëve ishte e pastër dhe kishte për qëllim që të mbronte një komb i cili rezikonte të shëndërohet në një statistik harrese.

SHQIPDONA MAZARI – VAJZA E NURI MAZARIT

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë ata që u reshtuan në anën e drejtë të historisë nuk luftuan për privilegje, poste e lavdi të rreme, ata luftuan që asnjë nënë shqiptare të mos e fshihte fëmijën nën sqetull nga frika e zhdukjes. Që çdo fëmijë i Kosovës të kishte të drejtën elementare të të qenit i lirë në vendin e tij”.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati foli për shtëpinë e verdhë, tha se si objekt shtëpia mund të ekzistojë në Shqipëri, megjithatë në të njëjtën mohoi të jenë bërë krime dhe transplante të organeve nga UÇK-ja dhe krerët e sajë.

HYSNI GUCATIOVL UÇK

I tregojmë Trandafillovës se UÇK-ja buron, lind dhe vepron nga populli, atë populli e rriti, populli e mbrojti dhe populli sot është mbrapa tyre. Ne sot kërkojmë drejtësi, jo drejtësi politike. Ajo gjykatë është më shumë drejtësi politike dhe ju ngjan gjykatave të ish Jugosllavisë të sistemit të kaluar të Titos”.

Në protestë morrën pjesë shumë figura të njohura politike dhe komandant të zonave të ndryshme po edhe qytetarë të cilët i intervistoi TV Shenja.

Protesta kaloi e qetë dhe pa asnjë incident, e nga MPB për TV Shenja konfirmuan se dita ka qenë e qetë njashtu edhe në kufi dhe asnjë ish përfaqësues i UÇK-së nuk është ndalur ose arrestuar.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING