Arrestohen dy persona nga Karposhi i Shkupit, u kapën me drogë
Policia ka arrestuar dy persona nga Shkupi nën dyshimin për tregti të paligjshme me lëndë narkotike. Arrestimet janë kryer pas një aksioni policor në komunën e Karposhit, ku gjatë një kontrolli në një apartament është zbuluar një sasi e madhe droge. Të arrestuarit janë dy banorë të Shkupit M.M. (36) dhe K.M. (29). Ata janë privuar nga liria rreth orës 20:00 nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike të Byrosë për Siguri Publike. Me urdhër paraprak gjyqësor, policia ka kryer kontroll në banesën e K.M., ku janë gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, tableta ekstazi, marihuanë, si dhe një peshore digjitale, që sipas autoriteteve ngrit dyshime për rishitje të narkotikëve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

