Trafiku pa pengesa në rrugët shtetërore, apel për kujdes në zona të rrezikuara
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht në kushte të mira, me rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ngasin me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rrezik nga rrëshqitjet e dheut. Kujdes i veçantë kërkohet në akset rrugore: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rikujton se nga data 15 nëntor 2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2026.

