(VIDEO) 40 autoshkolla po hetohen për bashkërendim të mundshëm të çmimeve
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK), pas kontrolleve të kryera në mbi 40 autoshkolla kanë konstatuar se ka indikacione për sjellje të harmonizuar gjatë formimit të çmimeve për trajnimin e kandidatëve për patent shofer. Sipas informacioneve nga Komisioni, bashkëpunimi kartelist i autoshkollave paraqet një shkelje të mundshme të nenit 7, paragrafi 1, të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
KOMISIONI PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS (KMK)
“Gjatë kontrollit janë konstatuar indicie që tregojnë për mundësinë e një sjelljeje të harmonizuar të autoskolave – kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për drejtues mjetesh”.
Nga Komisioni thonë se do të vazhdojnë me mbledhjen intensive të provave dhe me përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante. Gjithashtu ata shtojnë se, nëse konfirmohet ekzistimi i veprimit të ndaluar të marrëveshjes, do të ndërmerren masa të duhura në përputhje me Ligjin.
Komisioni thekson se kontrolli i punës së autoshkollave është pjesë e punës së tyre të vazhdueshme për konstatimin e mundshëm të shkeljeve të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. /SHENJA/

