Skandali në Spitalin e Prilepit, arrestohet edhe një person për përvetësim të fondeve prej mbi 15 milionë denarësh
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep kundër D.K. në cilësinë e tij si zyrtar në ISHP Spitalin e Përgjithshëm me juridiksion të zgjeruar “Borka Taleski” Prilep për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përvetësim në shërbim” nga neni 354, paragrafi 3, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, raporton SHENJA.
“I denoncuari në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në vendin e punës nëpunës i pavarur – kryearkëtar në Departamentin për operacione materiale dhe financiare në Sektorin për punë materiale dhe financiare dhe kontabilitet në IPSH Spitali i Përgjithshëm me juridiksion të zgjeruar “Borka Taleski” Prilep, në periudhën nga 01.01.2020 deri më 31.12.2021, me qëllim që të përfitojë për vete dobi të paligjshme materiale, në disa raste nuk ka paguar një pjesë të mjeteve të mbledhura dhe të pranuara nga sportelet e spitalit, të mbledhura nga pacientët në bazë të pjesëmarrjes dhe shërbimeve private shëndetësore, në llogarinë bankare të spitalit dhe i ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme për vete, përkatësisht për vitin 2020 ka përvetësuar mjete në shumë prej 6.568.726 denarë, ndërsa për vitin 2021 ka përvetësuar mjete në shumë prej 8.494.558 denarë, me çka ka dëmtuar Buxhetin e IPSH Spitali i Përgjithshëm me juridiksion të zgjeruar “Borka Taleski” në një shumë totale prej 15.063.284 denarë”, thonë nga Policia Financiare.

