VLEN në Komunën e Vrapçishtit do të përkrahë kandidatin e pavarur, Zulhajrat Demirin
Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njoftoi se në Komunën e Vrapçishtit do të përkrahë, Zulhajrat Demirin, i cili garon si kandidat i pavarur.
“Zulhajrat Demiri vjen me një përvojë të gjatë profesionale dhe me një angazhim të dëshmuar në shërbim të të gjithëve. Mbështetja për kandidaturën e tij buron nga bindja se Vrapçishti meriton drejtim të ri, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve, me fokus në zhvillimin lokal dhe mbështetjen e qytetarëve.
VLEN beson se bashkëpunimi me një kandidat të pavarur, me integritet të lartë dhe vizion të qartë, është rruga e duhur për t’i hapur komunës perspektiva të reja dhe për t’i kthyer qytetarët në qendër të vendimmarrjes”, thonë nga VLEN.

