Ministri Durmishi paralajmëron fuqizimin e Agjencisë dhe Inspektoratit të Gjuhëve pas Vitit të ri, financat do sigurohen nga ministria
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur për shkurtimin e buxhetit për Agjencinë dhe Inspektoratin e Gjuhëve, deklaroi se çështjet që kanë të bëjnë me Agjencionin për Zbatimin e Gjuhëve janë çështje tepër të rëndësishme të cilët, sipas tij, në pesë vitet e fundit kanë patur problem sepse nuk kanë patur kornizë ligjore ku kanë mundur që të shqiptojnë dënime por vetëm kanë shqiptuar vërejtje.
“Po ashtu nuk kanë patur edhe organogram brenda dhe nuk kanë patur kompetenca të plota me të cilat kanë mundur të funksionojë. Kështu që me riorganizimin të Qeverisë, njëjtë si çdo Inspektoriat edhe këta janë kthyer në Ministrinë amë nga e cila vinë, po ashtu edhe Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror i Tregut që ka ardhur në Ministrinë e Ekonomisë… dhe këta dy Inspektoriate për herë të parë do të rregullohet organografi brenda që të mund të jenë të strukturuara dhe të mund të funksionojnë si duhet dhe Inspektorët të kenë kompetenca të plota ku do të mund të shqiptojnë dënime për të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat dhe obligimet të cilat i kanë në Institucionet në të cilat ata udhëheqin”, tha Durmishi.
Ai shtoi se është rregulluar edhe çështja e pagave dhe shumë shpejtë pas ndryshimit të vitit kalendarik do të fuqizohet Inspektorati duke vendosur inspektorë të rinj, duke mbushur administratën me përgjegjës të cilët do të jenë adekuat, ndërsa mbështetjen financiare do e ketë nga ministria e Drejtësisë.

