(VIDEO) Qytetarët të ndarë për “Safe City”: Sistemi i mirë, por jo kur të dënojnë për 1 km!

(VIDEO) Qytetarët të ndarë për “Safe City”: Sistemi i mirë, por jo kur të dënojnë për 1 km!

 

Prej disa ditësh në vend ka hyrë në fuqi sistemi i ri ‘Safe City’, i cili synon të monitorojë në kohë reale trafikun dhe të regjistrojë automatikisht shkeljet e shoferëve. Qytetarët kanë filluar tashmë të marrin mesazhet për gjoba, ndërsa reagimet janë të ndryshme, nga ata që e shohin sistemin si mënyrë për të rritur sigurinë, deri te shoferët që ankohen për funksionimin e këtij ligji.

Megjithatë, shumica e atyre që intervistuam e shohin këtë sistem si një hap pozitiv që mund të rrisë sigurinë rrugore dhe të vendosë më shumë rregull në trafik. Sipas tyre, Safe City do të ndikojë që shoferët të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat.

Qytetar

Pozitivisht është po, pozitivisht është shumë pozitivisht, po le të hyje në rend pak, u kon pa rend, u kon pa sistem, u kon kurgjo edhe le të hyje në rend pak qyteti. Jo nuk kam pasur mesazh. (a mendoni që mesazhet do të jenë të sakta) e atë nuk e di atë do ta shohim me kohën, ta kshyrim tash qysh është. (ndonjë të afërmit të juve a ka rastis ti vijë mesazhi) po vllaut, por nuk kemi pasur probleme jo, i saktë ka qenë mesazhi”.

Qytetar

Unë mendoj se nuk është sistem i mirë dhe se i njejti nuk do të funksionojë. Pse të jetë i mirë, që të na dënojnë kur të vozisim edhe 1km më tepër”.

Qytetar

Safe city big like,(a besoni që ka ndiku pozitivisht në komunikacion ky ligj) mundet, po po, (a keni marrë dënime deri tash) jo jo”.

Qytetare

(a mendoni që ndikon mirë në komunikacion apo jo ) mirë po po (mendoni që shtohet siguria përmes kësaj) po po mendoj që po”.

Qytetar

jo, (si e vlerësoni ligjin e ri safe city aka ndiku pozitivisht në komunikacion ose jo) do të ndikojë, po është gjë e mirë. Po duhet ti rrespektojmë rregullat dhe me safe city dënimet vijnë pas 10 minutave ashtuqë kur të na mëshojnë nga xhepi na ndikon më shumë, (a mendoni që mesazhet do të jenë transparente dhe të sakta) po”.

Qytetar

(a mendoni që ndikon pozitivisht në komunikacion) ndikon, (a keni marrë deri më tani ju mesazhe ) po dy dënime 50, 52 menjëherë, edhe azgjë kjo është vetëm lajmërim. Jo mirë është nuk është keq, mirë është, po po”.

Ndërkohë, persona të tjerë që refuzuan të flasin para kamerave nuk e shohin pozitiv funksionimin e këtij sistemi. Sipas tyre, Safe City ka krijuar ngarkesë dhe trafik shtesë në disa pika të qytetit, ku shumë drejtues mjetesh besojnë se kamerat po krijojnë ngadalësim të tepërt në disa akse të qytetit, duke sjellë kolonë të gjata dhe vonesa të panevojshme. Ndërsa pjesa më e madhe e ankesave lidhet me gjobat që, siç thonë ata, vendosen edhe për tejkalime minimale të shpejtësisë, të cilat i konsiderojnë të paarsyeshme. Ata kërkojnë më shumë tolerancë, pasi nuk e shohin të arsyeshme të gjobiten për tejkalime shumë të vogla të shpejtësisë, për shembull vetëm për disa kilometra në orë mbi kufirin e lejuar. Megjithatë në fund, mbetet për t’u parë nëse Safe City do të arrijë qëllimin e tij për të rritur sigurinë rrugore, apo nëse do të ketë nevojë për përmirësime në mënyrën e zbatimit të tij.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING