Mickoski: Rritja e PBB-së në kuartalin e tretë është tregues se përfundoi periudha e konsolidimit sipas kataklizmës së lënë nga Qeveria e kaluar
Rritja e PBB-së prej 3,8 për qind në kuartalin e tretë të vitit, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është tregues se periudha e konsolidimit ka përfunduar dhe se ekonomia po shkon mirë. Në një deklaratë për mediat të dhënë para fillimit të kongresit të sotëm partiak të VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se kjo i jep fund të gjitha gënjeshtrave të opozitës të plasuara në periudhën e fundit.
“Vazhdimisht flasim se fillojnë të dalin në pah indikatorët e parë për stabilizim dhe konsolidim pas kataklizmës që la qeveria e kaluar, do të thoja, qeveria më kriminele në historinë më të re të Maqedonisë, qeveri e cila u mor me plantacionet e marijuanës, me tenderë të manipuluar me milionerë politik, me të gjitha ato skandale të cilat e kanë ndjekur, me vrimë në buxhet më të madhe se 200 milionë eurosh etj. Periudha e konsolidimit përfundon dhe këto janë indikatorët e parë se ekonomia po shkon mirë”, vlerësoi Mickoski.
Indikatori për rritjen e PBB-së, thotë Mickoski, është arritje e madhe dhe është inkurajues.
“Rritja reale prej 3,8 për qind në kuartalin e tretë të vitit 2025 e plotësuar nga një PBB nominale historikisht e lartë prej 10,2 për qind është me të vërtetë tregues dhe e dhënë që, në kushtet të tregut të tillë në kuadër të Bashkimit Evropian, për ne paraqet arritje të madhe. E para në Evropë është Irlanda, sipas të dhënave të Eurostat, e dyta është Danimarka me 3,9 për qind, ne e ndajmë vendin e tretë me Qipron. Serbia fqinje është diku rreth 2 për qind, në Greqi pritet 1,7 për qind, Turqia është diku 3,7 për qind”, theksoi Mickoski.
Viti i ardhshëm në plan ekonomik, sipas Mickoskit, do të jetë sfidues sepse duhet të kthehen borxhet në vlerë prej mbi 2,2 miliardë euro.

