Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun me gazetaret komentoi  edhe protestën e paralajmëruar të lideri të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilin tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA.

MARKETING

Description of image

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen  të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, ka deklaruar Mickoski.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING