Selimi: Arbër Ademi, Bujar Osmani e të tjerë duhet të vazhdojnë në BDI
Analisti politik Sefer Selimi në emisionin “Debat në Shenja” tha se mendon se një pjesë e figurave në BDI të cilët kanë treguar rezultat në të kaluarën duhet të vazhdojnë dhe të veprojnë në BDI.
“Përshembull zotëri Arbër Ademi është një prej atyre që nuk ka ndonjë aferë serioze koruptive pas vetes, ka disa figura të reja që…Edhe zotrëri Osmani ka patur rezultate të jashtëzakonshme si ministër i punëve të jashtme ka kapacitet intelektual, ka kapacitet politik gjithsesi që vlerësoj se është një nga figurat që duhet të ngelet”, tha Selimi.
I pyetur nëse Blerim Bexheti duhet të vazhdojë në BDI, tha se ai duhet të vazhdojë por jo të jetë frontmen dhe duhet të hape krah, gjë të cilët, tha Seferi, se ai e ka paralajmëruar disa herë.
“Në përgjithësi mednojë se koha e Musa Xhaferit ka mbaruar në politikë si frontmen dhe kthimi i tij ishte i gabueshëm jo më të vazhdoje të qëndroje”, tha Seferi.

