(VIDEO) E gjithë udhëheqësia e LSDM-së ka dhënë dorëheqje
E gjithë kryesija e partisë opozitare maqedonase, LSDM, ka dhënë dorheqje, duke munduar kështu që këta pozita t’i freskojnë me emra të rinjë. Në një komunikatë dërguar mediave ata njoftojnë se kryesia e partisë ka dhënë dorëheqje kolektive. Siç bëjnë të ditur, dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror dhe te kryetari i partisë Venko Filipçe, i cili udhëheq procesin e reformave brenda partiake.
LSDM
“Në mbledhjen e Kryesisë së LSDM-së, me propozim të kryetarit Venko Filipçe, zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë dorëheqje”.
Nga LSDM informojnë se në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Qendror, Filipçe do të propozojë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj për organet e partisë, ndërsa për funksionet ata theksojnë se do të zgjidhen personat më kompetentë, duke shtuar se do vazhdon një periudhë e rifreskimit dhe forcimit kadrovik, përfshirje të fytyrave të reja, riorganizim, mobilizim i brendshëm, për forcë dhe energji të re për LSDM-në.
Samir Mustafa /SHENJA/

