Për një ditë është përgjysmuar numri i shkeljeve, “Qytet i sigurt” dje ka regjistruar 50.652 shkelje të reja,
Sistemi “Qytet i Sigurt” regjistroi 110 mijë shkelje në periudhën e parë të testimit për 24 orë më 1 dhjetor, ndërsa sipas informacioneve nga MPB-ja, më 2 dhjetor u regjistruan gjithsej 50.652 shkelje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara.
Nga këto, 48.861 janë shkelje për shpejtës, 1.366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.
Më 02.12.2025 janë regjistruar gjithsej 50.652 shkelje, nga të cilat 48.861 për shpejtësi, 1.366 për kalim në semafor të kuqe dhe 425 për automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB.

