Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshjet do të shndërrohen në borë.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë mes 8°C dhe 12°C.
Parashikimet tregojnë se deri në fund të javës vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e motit të vranët me reshje të herëpashershme shiu.

