Përçarje te Real Madridi? Valverde thyen heshtjen dhe komenton situatën e “Los Blancos”
Mesfushori Federico Valverde ka lëshuar një komunikatë zyrtare për thashethemet e fundit për përçarje te Real Madridi.
Uruguaiani ka deklaruar se të gjithë e mbështesin trajnerin Xabi Alonso dhe që “Los Blancos” janë më të bashkuar se kurrë.
Kishte spekulime që Vini Jr ka refuzuar rinovimin shkaku i pakënaqësive me Alonson, si dhe disa nga lojtarët “senior” të klubit e mbështesin brazilianin, por tani Valverde i ka mohuar spekulimet.
“Pas një jave ku shumë gjëra u thanë për ne, jemi më të bashkuar se kurrë dhe këtë mund ta shihni”.
“Ta kemi Vini Jr dhe Mbappe në një ekip është fat i madh, por të luash në ekipin më të mirë në botë si një grup i bashkuar është nder”.
“Në nivelin personal, jam duke punuar që të kthehem në paraqitjet më të mira. Trajneri gjithnjë ka qenë afër meje, duke më mbështetur dhe bërë gjithçka për të më ndihmuar të përmirësohem dhe ta ndihmoj skuadrën”.
“Nuk është gjithnjë e lehtë, por stafi teknik dhe të gjithë lojtarët janë të bashkuar se kurrë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madridi në vikend do të përballet me Gironan.

