Allegri i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit francez – ai kushton 30 milionë euro
Milani po përjeton një rilindje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, i cili ka rikthyer energjinë, disiplinën dhe identitetin konkurrues të skuadrës.
Pas 12 javësh, kuqezinjtë renditen të dytët në Serie A, vetëm dy pikë larg Romë, dhe ky fillim i fortë i sezonit ka shtyrë drejtuesit të planifikojnë ndërhyrje të rëndësishme për afatin e janarit.
Sipas Calciomercato, objektivi kryesor është gjetja e një sulmuesi të ri dhe emri i Jean-Philippe Mateta ka dalë sërish në krye të listës.
Arsyeja kryesore pse Milani po përshpejton kërkimet lidhet me mundësinë e largimit të Santiago Gimenez, çka i detyron drejtuesit të veprojnë paraprakisht.
Mateta, i cili po shkëlqen me Crystal Palace në Ligën Premier, shihet si profili ideal për të zëvendësuar me efekt të menjëhershëm sulmuesin meksikan.
Përforcimi i kërkuar nga Allegri duhet të ketë fuqi fizike, prani në zonë dhe vazhdimësi në lojë — karakteristika që francezi i ka dëshmuar me performanca të forta këtë sezon.
Crystal Palace e vlerëson Matetan rreth 30 milionë euro, një shumë që Milani e konsideron të përballueshme.
Megjithatë, Calciomercato paralajmëron se interesimi nga disa klube angleze dhe italiane mund të nisë një ankand, duke ngritur ndjeshëm çmimin.
Për këtë arsye, Milani po përpiqet të veprojë shpejt, përpara se konkurrenca të rritet me afrimin e janarit.
Profili i Matetas përputhet natyrshëm me stilin që dëshiron të shohë Allegri: një sulmues që mban qendërmbrojtësit të angazhuar, krijon hapësira dhe ofron referencë konstante në zonë.

