(VIDEO) Shkolla “Ismail Qemali” shënon Ditën e Pavarësisë
Në atmosferë festash dhe krenarie, Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Shkup sot me ngjyrat dhe emocionet e 28 Nëntorit. Nxënësit, me veshje tradicionale dhe buzëqeshje të sinqerta, sollen nje program artistik te gjallë me valle, këngë dhe recitime që pasqyronin dashurinë për kulturën shqiptare. Në këtë ceremoni iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili theksoi se janë mbledhur në një ditë të shënuar për kombin 28 Nëntori ditën kur u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe kur flamuri ynë u ngrit si simbol i dinjitetit, sakrificës dhe vullnetit të pathyeshëm për lirinë.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
‘’Kjo ceremoni merr një rëndësi të veçantë sepse zhvillohet në një shkollë që mban emrin e udhëheqësit të pavarsisë Ismail Qemali emri i tij është i lidhur në ditën e sotme po aq sa flamuri që valvitet me krenari sepse ishte ai që i dha kombit drejtim, vizion, dhe qartësi në momentet më vendimtare të historisë tonë. Në korridoret e kësaj shkolle çdo nxënës ecën nën frymën e një personaliteti që la gjurmë të pashlyeshme ne identitetin tonë kombëtar’’.
Mexhiti gjithashtu u shpreh se kjo ditë na kujton se kjo liri që kemi sot është frymë e sakrificës së shumë brezave dhe se detyra jonë është ta ruajm, ta mbrojmë dhe ta qojmë më tej veprën me përkushtim. Ndërkaq, drejtoresha e shkollës Teuta Imeri ka dhënë një deklaratë ku uroi festën dhe tregoi aktivitet të cilat janë angazhuar nxënësit e asaj shkolle.
TEUTA IMERI-DREJTORESHA E SHKOLLËS FILLORE”ISMAIL QEMALI’’
‘’Ismail Qemali’’ sot feston patronatin 10 vjetorin e ndërrimit të emrit nga ‘Rajko Zhinzhifovski’, e kemi Ismail Qemali te gjithë nxënësit me aktivitete programin e kanë klasat e larta dhe klasat e pesta të cilët gjdo vjet përgadisin për patronatin e shkollës kemi aktivitete, mbajtëm edhe orë letrare me nxënësit e klasave të larta. Klasat e ulëta, cikli i ulët nga e para deri në të katërtën, kishin aktivitete shumë të bukura të cilat janë të prezantuara rreth korridoreve’’.
Shfaqja e nxënësve u mbyll me duartrokitjet e të pranishmëve , duke i dhënë festës së 28 Nëntorit një atmosferë të veçantë krenarie. /SHENJA/

