(VIDEO) Suedia mbështetësja më e madhe e zgjerimit të BE-së

(VIDEO) Suedia mbështetësja më e madhe e zgjerimit të BE-së

Inkurajimi im për ju është që të shfrytëzoni momentin e zgjerimit derisa është këtu, derisa ka energji të re midis shteteve anëtare për këtë proces. Kështu është shprehur Ministrja suedeze për Çështjet Evropiane, Jesika Rozenkranc, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me ministrin për Çështjet Evropiane, Orhan Murtezani. Ajo gjithashtu theksoi se Suedia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut, si me vullnet politik ashtu edhe me hapa konkret.

Jesika Rozenkranc, ministre suedeze për Çështjet Evropiane

Jam krenare që përfaqësoj një qeveri që ka mbështetje të gjerë për zgjerimin e BE-së. Sipas sondazheve të fundit, Suedia është ndër vendet me mbështetjen më të fortë midis të gjitha shteteve anëtare, 79 përqind e opinionit suedez mbështet zgjerimin dhe kjo më bën krenare, por edhe të bindur se po ecim në drejtimin e duhur”.

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, thotë se pas zgjedhjeve lokale, së bashku me partnerët evropianë, po punojnë për të kthyer dialogun dhe për të rikthyr besimin midis Shkupit dhe Sofjes. Qëllimi siç tha, është tejkalimi i mosmarrëveshjes dhe zhbllokimi i procesit të integrimit evropian të vendit.

Orhan Murtezani, ministër për për Çështjet Evropiane

Ajo për të cilën po punohet vazhdimisht, dhe më intensivisht pas zgjedhjeve lokale, së bashku me partnerët tanë evropianë, është vendosja e dialogut dhe kthimi i besimit, sepse pa dialog dhe besim nuk mund të bëhet fjalë për tejkalimin e problemit. Aktualisht po bëhen përpjekje për të vendosur dialog dhe për të ndërtuar besim, dhe sigurisht, më vonë, do të diskutojmë edhe mënyrat e mundshme për kapërcimin e problemit,”

Ministrja suedeze u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese të cilat duhet vendi t’i realizoj. Pasi të miratohen shtoi ajo, të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë atë marrëveshje dhe menjëherë të fillojnë negociatat sipas kapitujve dhe grupeve.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING