Egi Duro debuton në arenën europiane si VOBM, një tjetër vlerë e shtuar për futbollin shqiptar!

Egi Duro debuton në arenën europiane si VOBM, një tjetër vlerë e shtuar për futbollin shqiptar!

Egi Duro nga Tirana sonte shënon zyrtarisht debutimin e tij në garat europiane si VOBM (Venue Operations and Broadcast Manager – Menaxher i Operimeve të Stadiumit dhe Transmetimeve), gjatë ndeshjes Drita–Shkëndija në UEFA Conference League. Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi UEFA e caktoi në Prishtinë si External Venue Operations and Broadcast Manager Trainee.
Çfarë është VOBM?
Është pozita që mbikqyr/siguron funksionimin perfekt të stadiumit në ditën e ndeshjes dhe mbarëvajtjen teknike të gjithë procesit të transmetimit televiziv dhe organizimit të gjithçkaje që ka të bëjë me mediat, marketingun dhe pamjen vizuele të stadiumit e hapsirave zyrtare. Nga koordinimi me UEFA-n, TV-të zyrtare, ekipet teknike dhe protokollet operative, VOBM është një rol kyç që garanton që ndeshja të zhvillohet profesionalisht brenda standardeve europiane.

Egi Duro, me eksperiencë të madhe në median sportive, prej kohësh bashkëpunon me UEFA-n në sektorin e medias dhe ky angazhim i ri shënon një ngritje të rëndësishme profesionale.

MARKETING