Të shtunën pritet marsh për rastin e Koçanit

Të shtunën pritet marsh për rastin e Koçanit

Një “Marshim i Engjëjve” do të zhvillohet këtë të shtunë në Koçan.

Marshimi pritet të nisë në orën 14:05 nga “Parku i Revolucionit”, duke bartur mesazhin për të ecur “me dashuri, me dhimbje dhe me dinjitet, në emër të atyre që nuk mund të ecin më”.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet nuk paraqet protestë, por një marshim paqësor që synon të theksojë domosdoshmërinë e një gjykimi të drejtë dhe të kujtojë se pas çdo rasti dhe çdo numri qëndron një jetë e vërtetë njerëzore—një familje dhe një dhimbje që nuk shuhet kurrë.

“Mesazhi ynë është i qartë: Për fëmijët tanë. Për drejtësi të vërtetë. Për një Maqedoni me ndërgjegje”, thuhet në thirrjen zyrtare.

MARKETING