Bexheti tregon se çfarë është biseduar në dy mbledhjet që janë mbajtur sot në Reçicë
Deputeti i BDI-së dhe Sekretari Organizativ, Blerim Bexheti, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur për dy mbledhjet e BDI-së që janë mbajt në Reçicë, tha se sot janë mbajtur dy mbledhje, të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Përgjithshëm, kanë qenë mbledhje të zakonshëm dhe në funksion të kongresit që do të mbahet më 20 dhjetor.
“Sigurisht që është biseduar dhe analizuar për zgjedhjet, ka grup pune që ka përgatitur edhe shqyrtimet të propozimeve të ndryshme dhe nevojave të ndryshimeve statutare dhe këto ndryshime do të ju prezantohen delegatëve të cilët do t’i pranojnë apo jo, por statutin e ndryshon Kongresi dhe bëhen përgatitjet që të del më e mira nga ky kongres”, tha Bexheti.
Sa i përket spekulimeve që katër nënkrytarët nga zonat e ndryshme, do të japin dorëheqje pa patur të drejtë të rikandidimit në këtë pozicion dhe pozicionet e sekretarit dhe organizativ të cilët po ashtu do të japin dorëheqje, Bexheti tha se ata janë fitues të zgjedhjeve në rast nacional ndërsa në rast lokal fitues është VMRO-DPMNE dhe Hrisitijan Mickoski.
Ai tha se Ahmeti nuk ka çka dënon askënd për zgjedhjet ngase është fitues në këto zgjedhje.

