(VIDEO) Konferencë për sfidat globale, sfidat sistematike po e riformësojnë NATO-n
Nën organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup u organizua konferenca rajonale “Prioritetet strategjike të NATO-s, BE-së dhe Evropës Juglindore në rendin ndërkombëtar multipolar”.
Nikoqiri i këtij evenimenti, Timço Mucunski deklaroi se kërcënimi i vazhdueshëm nga terrorizmi, sfida sistemike që vjen nga ngritja e Kinës, si dhe operacionet hibride dhe sulmet kibernetike, po e riformësojnë kornizën strategjike mbi të cilën është ngritur NATO.
TIMÇO MUCUNSKI – MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË
“Jetojmë në një mjedis gjeopolitik ku kërcënimet janë dinamike, të ndërlidhura dhe shumicën e rasteve të paparashikueshme. Militarizmi agresiv rus, i forcuar me kërcënime hibride dhe kibernetike të drejtuara ndaj aleatëve, kërcënimi i vazhdueshëm nga terrorizmi, sfida sistemike që vjen nga ngritja e Kinës, si dhe operacionet hibride dhe sulmet kibernetike, po e riformësojnë kornizën strategjike mbi të cilën NATO i bazon politikat dhe përgjigjet e saj. Këta faktorë nuk janë vetëm sfida të sigurisë, por edhe një sfidë thelbësore diplomatike për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”
Ndërkaq, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Ageleer në këtë konferencë foli për agresionin rus mbi Ukrainën. Tha se momenti është kompleks dhe sfidues. E këtë konfefrencë e cilësoj si të qëlluar.
ANGELA P. AGEELER – AMBASADORE E SHBA-VE NË SHKUP
“SHBA-të qëndrojnë fuqishëm përkrah NATO-s dhe me parnerët tanë nga NATO dhe jemi të përkushtuar të sigurojmë që ky të mbetet partneriteti më i fuqishëm, më i qëndrueshëm dhe më mirë i përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të botës së sotme të trazuar. Gjithsesi, NATO mund të bëhet më e fuqishme vetëm nëse secili vend anëtarë përforcon aftësitë e tij. SHBA-të investojnë në Mbrojtje jo sepse kështu kanë zgjedhur, por sepse kjo është e nevojshme për sigurinë, sovranitetin dhe mënyrën e jetesës. Ftojmë secilin vend partner të bëjë të njëjtën”.
Në këtë konferencë ndërkombëtare me porosi doli edhe zv. sekretarja e aleancës së NATO-s, ish ministrja Radmilla Sheqerinska. Ajo tha se partneriteti mes NATO-s dhe BE-së tani është me e fortë se kurdo qoftë ndonjëherë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

