Kapet me drogë një person nga Gostivari në aeroportin e Shkupit

Kapet me drogë një person nga Gostivari në aeroportin e Shkupit

Drejtoria e Doganave ka njoftuar për arrestimin e një personi nga Gostivari, i cili është kapur me sasi droge në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. I dyshuari udhëtonte nga Cyrihu drejt Shkupit. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet doganore gjatë kontrollit në hyrje të vendit kanë zbuluar 48.8 gram hashash, të fshehura në bagazhin personal të udhëtarit. “Gjatë kontrollit të detajuar të bagazhit personal, midis sendeve të tij u gjet një qese e vakumuar me hashash. Sipas deklarimeve fillestare, droga ishte blerë në Gjermani me qëllim që të transportohej dhe të shitej pa leje në territorin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Doganave. Pas zbulimit të rastit, Departamenti për Hetime ka ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale. Udhëtari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në treg të drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas Kodit Penal.

MARKETING