Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa
Qarkullimi rrugor në të gjithë vendin po zhvillohet normalisht, ndërsa rrugët janë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset jashtë zonave urbane vazhdon të jetë mesatar.
Edhe në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk raportohen vonesa të gjata, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga territori.
Rekomandimet e LAMM-it
LAMM apelon për shpejtësi të adaptuar sipas kushteve rrugore, respektimin e sinjalistikës dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit. Kujdes i shtuar kërkohet veçanërisht në segmentet rrugore që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Ndër akset më të ndjeshme theksohen:
-
Katllanovë – Veles
-
Mavrovë – Dibër – Strugë
-
Vinicë – Berovë
-
Koçan – Dellçevë
Pajisjet dimërore – të detyrueshme nga 15 nëntori
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim vazhdon deri më 15.03.2026.

