(VIDEO) Riformatimi i Qeverisë, emrat e ministrave të rinj do të publikohen nesër

(VIDEO) Riformatimi i Qeverisë, emrat e ministrave të rinj do të publikohen nesër

Emrat e ministrave të rinj nga radhët e VLENit do të përcaktohen deri nesër, ndërsa propozimi do t’i dorëzohet Kuvendit gjatë kësaj jave, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari se kur do të dërgohet propozimi për ministrat e rinj nga partneri i koalicionit VLEN në Kuvend, Mickoski theksoi se procesi është drejt finalizimit.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Derë në ditën e nesërme do të finalizohen të gjitha çështjet, pres që këtë javë t’i dorëzoj në Parlament. Kur gjithçka të jetë përfundimisht gati, opinioni do t’i dijë,” .

Këto ndryshime pritet të bëhen përshkak të disa posteve që mbeten të zbrazëta nga zgjedhjet lokale. Edhe pse deri tani asnjëherë nuk është pranuar e as mohuar ndonjë emër nga kryeministri, disa figura ka kohë që pëfliten.

Postin e zëvendës kryeministrit të parë që deri para zgjedhjeve e ka ushtruar Izet Mexhiti, pritet ta plotësoj deputeti aktual i Alternativës dhe ish ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Kurse postin e ministrit të Mjedisit Jetësor, që poashtu e ushtronte Izet Mexhiti, i cili u zgjodh kryetar i Çairit, thuhet se do ta zëvendësoj Muhamet Hoxha, ish zëdhënës i Qeverisë. Arben Fetai do të vendoset në vendin e ministrit aktual për Integrime Evropian, Orhan Murtezanit. Kurse Murtezani pritet të vendoset në pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING