(VIDEO) Debat në Shenja – Analizë e buxhetit të 2026-ës, RMV përballet me të njëjtin problem
Propozim-buxheti për vitin 2026 ka qen tema që është diskutuar në emision “Debat në Shenja”, ku të ftuarit e radhës kan qen deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dhe Profesori Universitar, Bujamin Bela. Bytyqi ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria ka planifikuar dhe shpërndarë buxhetin për vitin e ardhshëm. Ai tha se pjesa dërrmuese e mjeteve shpenzohet që ditën e parë, ndërsa projektet kapitale mbeten kryesisht premtime të parealizuara.
FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË
“Është hera e parë që kemi para nesh një buxhet, i cili largohet prej strukturave të mirëfillta të buxhetit zhvillimorë, por pjesa e shpenzimeve rrjedhëse të një buxheti siç është ky që i afrohet nivelit të 90 përqindë të hyrave dhe shpenzimëve, nuk kemi pasur deri më tani në 30 e ca viteve të fundit”.
Ndërkaq, Profesori Bela, theksoi se Maqedonia e Veriut prej vitesh përballet me probleme të vazhdueshme në parametrat makro-ekonomikë dhe se kjo situatë nuk lidhet vetëm me vendimet e fundit qeveritare, por ai tha se lidhet me një traditë të gjatë të menaxhimit joefikas institucional.
BUJAMIN BELA, PROFESOR UNIVERSITAR
“Në përgjithësi, në qoftëse i referohemi zërave buxhetor të cilat i shohim, mos të harrojmë se RMV në përgjithësi shohim se që nga 5 vitet e fundit, nuk është që ka ndonjë ndryshim të lartë ose drastikë të buxhetit në përgjithësi d.m.th ky buxhet i cili po ofrohet për vitin 2026, ne shohim se përveq shpenzimeve, kemi edhe rritje të të ardhurave të përgjithshme që planifikohet të mblidhen në shtet, d.m.th janë diku mbi 12 miliarë denarë më shumë se sa vitin 2025”.
Ndërkaq, duke folur për rritjen e pagave, Bela theksoi se kjo nuk është një zgjedhje politike, por një detyrim që vjen nga marrëveshjet kolektive dhe nevoja për të balancuar pagat me inflacionin.
Samir Mustafa /SHENJA/

