Jamie Vardy në fushën e lojës…grabitësit i hyjnë në shtëpi për ta vjedhur

Jamie Vardy në fushën e lojës…grabitësit i hyjnë në shtëpi për ta vjedhur

Jamie Vardy përjetoi një surprizë të shëmtuar. Sulmuesi i Cremoneses u vë viktimë e grabitësve të cilët hynë në banesën e futbollistit anglez, në vilën e tij në Salo, te liqeni i Gardës.
Të paktën 3 persona hynë me forcë në banesën e sulmuesit anglez që gjatë kësaj vere u transferua në Serie A, duke përfituar edhe nga mungesa e tij duke vjedhur orë të çmuara, bizhuteri dhe para ‘cash’. Sipas përllogaritjeve të para, vlera e objekteve të vjedhur ishte rreth 100 mijë euro.

Për këtë ngjarje tani po hetojnë karabinierët e Salo. Sipas hetuesve, banda e grabitësve, ndoqi spostimet e sulmuesit 38 vjecar, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe e dinin që nuk do të gjenin njeri në banesë,pasi futbollisti ishte i impenjuar në ndeshjen e kampionatit ndaj Romës.

MARKETING