LSDM akuzon Mickoskin dhe Gashin për bllokimin e Komisionit Hetimor për Koçanin
LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në se, përmes kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, po pengojnë formimin e Komisionit Hetimor për tragjedinë e Koçanit, i cili kërkohet nga familjet e viktimave.
Sipas LSDM-së, justifikimet e pushtetit për çështje biznesi janë përpjekje për të shmangur hetimin. Partia thekson se iniciativa e saj është plotësisht në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe se shtyrja dyjavore e procedurës nga Gashi i shkon në favor Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
“Gashi mund t’u ketë dhënë dy javë Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, por nuk ka shpëtim nga e vërteta,” thuhet në reagimin e LSDM-së.
Partia paralajmëron paraqitjen e një iniciative të re dhe përdorimin e të gjitha mekanizmave ligjorë për të siguruar formimin e Komisionit Hetimor për Koçanin.

