(VIDEO) Të rinjtë skeptikë se vendi do të anëtarësohet në BE

(VIDEO) Të rinjtë skeptikë se vendi do të anëtarësohet në BE

Skepticimi i të rinjve në vend për  Bashkimin Evropian është gjithnjë në rritje.  Përkatësisht, të rinjtë janë për Bashkimin Evropian por gjithnjë e më shumë e humbin shpresën se Maqedonia e Veriut do të bëhet së shpejti vend anëtar i Unionit, tregon publikimi “Ballafaqimi me euroskepticizmin e të rinjve në vendet nga Ballkani Perëndimor, me fokus në Maqedoni. Bojan Kordalov, komunikolog dhe drejtor për politika dhe komunikim në Qendrën Evropiane për Ekselencë – ECE, me seli në Bruksel, e ka përshkruar këtë gjendje si serioze, duke rekomanduar që të punohet për ta ndryshuar atë sepse, nuk bëhet fjalë vetëm për status si anëtarësim por, bëhet fjalë para së gjithash për përfitimet që i kanë të rinjtë përmes programeve të ndryshme evropian.

Sipas këtij hulumtimi 84.6% e të rinjve shohin korrupsionin si pengesën kryesore për integrimin në BE. Menjëherë pas saj vijnë konfliktet bilaterale dhe mungesa e besimit në institucione faktorë që tregojnë se të rinjtë e shohin situatën e brendshme politike si një sfidë kyçe për afrimin me BE-në, dhe ata presin hapa të guximshëm nga institucionet për të luftuar korrupsionin, si bazë për kushte më të mira jetese dhe për të qëndruar në vend.

Bojan Kordalov, Qendra Evropiane për Ekselencë

“Në vet publikimin flasim për shumë alternativa dhe mundësi, megjithatë fokusi kryesisht është vendosur në atë se ajo çfarë atë e kërkojnë si të rinj, është luftën kundër korrupsionit që ndodh. Megjithatë duan të shohin më shumë shumë më shumë sepse, ajo është mënyrë më e mirë se si ta kthejnë sërish besimin në institucionet e tyre, ndërsa me këtë edhe besimin në rrugën eurointegruese. Më tej, masa të tjera dhe metoda që nënkuptojnë përfshirjen e tyre në agjendën e institucioneve por edhe të institucioneve evropiane”.

Ndërkaq, deputetja e VMRO – DPMNE-së Dragana Bojkovksa deklaroi se,  të rinjtë e shohin mosmarrëveshjen dypalëshe si një pengesë të madhe për progresin. Sipas saj, mesazhi i tyre është i qartë – ata duan shanse të drejta dhe të barabarta për anëtarësim, ashtu siç kishin të gjitha vendet e mëparshme kandidate.

Dragana Bojkovksa , Deputete e VMRO – DPMNE-së

“Politikat për të rinj nuk paraqesin një apo dy fusha, që më së shpeshti bazohen në arsim apo në sport. Gjithçka që ndodhë rreth nesh do të thotë edhe politikë rinore, rrugë më të mira, kushte më të mira për jetesë në mjediset lokale, kushte më të mira për kulturën dhe shëndetësinë . Për mua është shumë i rëndësishëm arsimi që të kemi kuadro të rinj profesionist të cilët do të jenë konkurues në tregun e punës dhe të mund të përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së tyre”. 

Sipas një ankete të bërë më herët nga Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IDUEP Shkup), Qendrën Evropiane për Ekselencë (ECE Bruksel) dhe Fondacionin gjerman për Liri “Friedrich Naumann”,  rreth  46.5% e të rinjve të anketuar nuk besojnë fare se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së. 35.8% pranojnë se integrimi i Maqedonisë në BE do të ndodhë, por në një të ardhme më të largët, ndërsa vetëm 6.7% mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING