(VIDEO) Prezantohet draft-teksti i strategjisë së Arsimit

(VIDEO) Prezantohet draft-teksti i strategjisë së Arsimit

Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues nga disa institute dhe nga sektori civil hartoi Strategji të re për arsimin, e cila do të zbatohet nga viti 2026 deri në vitin 2032. Para se të miratohet nga Qeveria, do të vihet në shqyrtim publik përmes sistemit qeveritar ENER, me qëllim që të ofrohet mundësi për komente dhe sugjerime në drejtim të avancimit të përmbajtjes, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Arritëm konsensus të gjerë për drejtimin në të cilin do të veprojmë për zhvillimin e arsimit në të ardhmen dhe mendoj se nuk duhet të ketë kompromis. Dua të theksoj se kjo strategji nuk na orienton në drejtim krejtësisht të kundërt; përkundrazi, ajo është plotësim i asaj të deritanishmes, por fokusohet në sfidat që nuk u tejkaluan dhe në ndjekjen e trendeve të reja globale në arsim” .

Janevska informoi se do të ndiqet zbatimi i konceptit të ri për arsimin e mesëm-gjimnaz dhe për arsimin profesional, si dhe model të ri për maturën shtetërore. Në vitin 2026 fillon zbatimi i formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Do të miratohet legjislacion i ri në arsimin e lartë, dhe veçanërisht do t’i kushtohet vëmendje për zhvillimin e kapaciteteve kadrovike të MASH-it.

Ajo theksoi se në dy vitet e para, Strategjia do të fokusohet në objektivat që Maqedonia duhet të arrijë sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING