Struga fiton Rabotniçkin në kryeqytet

Struga fiton Rabotniçkin në kryeqytet

Skuadra e Strugës ka marrë fitore në transfertë ndaj Rabotniçkit, duke triumfuar në kryqytet me rezultatin 3:1 në ndeshjen e parafundit të xhiros së 14-t në program të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Struganët e konfirmuan rolin e favoritit në këtë duel, duke shënuar tre herë në rrjetën e “romantikëve” me Jevtoskin, Maleskin dhe i fundit që vulosi shifrat ishte kapiteni Bunjamin Shabani, teksa golin e vetëm për Rabotniçkin e shënoi Trajkov. Me këtë fitore Struga vazhdon ndjekjen e Vardarit nga vendi i dytë me 35 pikë të tubuara, një më pak se kryesuesit e renditjes, duke lënë pas vetes Shkëndijën me 30 pikë, të cilët të dielën u ndalën në Gostivar, duke u mundur nga Arsimi. Xhiroja e 14-t mbyllet nesër, me ndeshjen Shkupi – Pelisteri që do të luhet në Strugë, duke nisur nga ora 13:00.

MARKETING