Mosaktivizimi i Zhegrovës kundër Fiorentinës, zbulohet arsyeja

Mosaktivizimi i Zhegrovës kundër Fiorentinës, zbulohet arsyeja

Edon Zhegrova vazhdon të ketë sfida për të siguruar vendin e tij te Juventusi, pas një mosaktivizimi të tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Fiorentinës.

MARKETING

Description of image

Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë, duke shkaktuar reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe në Itali.
Sipas gazetarit italian Dario Pellegrini, Zhegrova ka qenë i qortuar nga trajneri Luciano Spalletti para fillimit të ndeshjes. Arsyeja, sipas raportimeve, ishte se sulmuesi kosovar ishte irrituar nga thirrjet e tifozëve të Juventusit gjatë ngrohjes, dhe iu përgjigj atyre me një gjest që nuk u pëlqeu trajnerit Spalletti. Ky veprim shkaktoi që trajneri ta qortonte Zhegrovën, duke e lënë atë jashtë formacionit për këtë takim.

MARKETING