(VIDEO) Përmbytje nga reshjet e mëdha në disa zona të vendit

(VIDEO) Përmbytje nga reshjet e mëdha në disa zona të vendit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa komuna të vendit, duke dëmtuar shtëpi, toka bujqësore dhe rrugë. Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se në Resnjë, lumenjtë Bolnska dhe Istoçka kanë dalë nga shtrati në fshatrat Carev Dvor dhe Drmeni, duke përmbytur mbi 50 shtëpi, magazina, bodrume dhe ara. Ekipet janë në terren me eskavatorë dhe pompa për të larguar ujin, ndërsa cilësia e ujit të pijshëm është dëmtuar dhe nuk rekomandohet për konsum.

QMK

Janë angazhuar ekipe të ndërmarrjeve publike dhe kompanive private me katër eskavatorë, shtatë pompa dhe disa pompa private për thithjen e ujit. Në rrugët rajonale ka dhe, rrërë dhe gurë që janë duke u pastruar sipas përparësisë. Niveli i lumit ‘Golema Reka’ është 2.1 metra, me fillim të daljes nga shtrati”.

Në Manastir janë raportuar ndërhyrje në disa fshatra nën Pelister, ngritje digash në lumin Dragor dhe mbyllje rrugësh për shkak të ujit. Niveli i lumit Crna ka arritur 2.7 metra, dhe ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona. Qytetarët kanë raportuar përmbytje të bodrumeve, oborreve dhe rrezik nga dalja e kanaleve.

Në Demir Hisar është përmbytur tokë bujqësore pas daljes së lumit Crna pranë fshatit Zhvan, ndërsa në Prilep reshjet kanë shkaktuar shembjen e tavanit të një shtëpie.

Qendrat rajonale të Ohrit dhe Kumanovës raportojnë ndërhyrje të shumta, por gjendja është stabilizuar, megjithëse lumenjtë mbeten në nivele të larta. Në Strumicë janë regjistruar tre rrëshqitje dheu në rrugën Strumicë–Vallandovë. Në Shkup, niveli i lumenjve është rritur, por situata është nën kontroll.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë apelon që në zonat e përmbytura të mos përdoret uji i turbulluar për pijë dhe gatim derisa të konfirmohet siguria e tij. Ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e përmbytjes duhet hedhur, ndërsa higjiena duhet të jetë e rreptë. AUV kërkon kujdes të shtuar edhe për kafshët shtëpiake dhe ato blegtorale gjatë përmbytjeve. /SHENJA/

 

MARKETING