Iseni: Pa ndarjet, ASH do të ishte forca e parë politike dhe do të mundte BDI-në

Iseni: Pa ndarjet, ASH do të ishte forca e parë politike dhe do të mundte BDI-në

Analisti politik Xhenur Iseni, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se Aleanca për Shqiptarët do të kishte qenë forca kryesore politike dhe do të kishte fituar përballë BDI-së, po të mos kishin ndodhur dy ndarjet e brendshme gjatë dy viteve të fundit.

“E para që dua të them është se Aleanca për Shqiptarët, po të mos kishte kaluar këto ndarje, sot do të ishte forca e parë politike dhe do të fitonte përballë BDI-së si e vetme. Fatkeqësisht, Aleanca ka humbur kredibilitet,” tha Iseni.

Ai theksoi se ndarjet e ASH-së kanë ndodhur në momente kritike, ku liderët e përfshirë kanë tentuar që ideologjinë dhe votuesit e Aleancës t’i afrojnë BDI-së. “Çdo herë ka pasur tendenca që votuesit e Aleancës për Shqiptarët, të cilët janë tradicionalisht kundër BDI-së, të drejtohen drejt saj,” shtoi ai. /SHENJA/

MARKETING