Siria zë vendin e parë në eksportet e miellit të Turqisë
Shoqata Ndërkombëtare e Mullixhinjve Operativ (IAOM-Euroasia) ka bërë të ditur se Siria është bërë destinacioni kryesor i eksportit të miellit të Turqisë që nga muaji korrik, me Irakun që humbi vendin e parë për herë të parë në 15 vjet, transmeton Anadolu.
“Kampioni i eksportit të Turqisë, sektori i miellit, rriti eksportet me 39 për qind në 241 mijë tonë në tetor dhe rifitoi vrullin në tremujorin e fundit të vitit”, njoftoi IAOM-Euroasia.
Eksportet e miellit arritën në 1.93 milionë tonë në periudhën janar-tetor, me vlerën e këtyre eksporteve që arrijnë në 716 milionë dollarë.
Presidenti i IAOM-Euroasia, Eren Gunhan Ulusoy, tha se sektori synon të mbyllë vitin me 2.4 milionë tonë eksporte mielli.
Ulusoy theksoi se që nga korriku, Iraku ka humbur vendin e parë për herë të parë në 15 vjet dhe Siria është bërë destinacioni kryesor i eksportit të miellit të Turqisë.
“Për më tepër, sektori i miellit do të dyfishojë eksportet e tij në Siri deri në fund të vitit”, tha Ulusoy.
Për shkak të rritjes së investimeve në industrinë e miellit në Irak dhe tarifës së zbatuar tatimore, eksportet mesatare 10-mujore të Turqisë prej 1 milion ton ranë në 350 mijë tonë.
Ndërkohë, eksportet në Siri u rritën nga 267 mijë tonë në vitin 2023 në 326 mijë tonë në vitin 2024.
“Teksa eksportuam 529 mijë tonë në Siri në 10 muajt e parë, synojmë të eksportojmë 650 mijë tonë deri në fund të vitit. Kështu, eksportet tona në Siri do të dyfishohen”, tha Ulusoy.

