Vendos UEFA: Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Vendos UEFA: Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Njësoi si Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe e Shqipërisë do të luajnë në të njëjtin orar në gjysmëfinalet e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.

“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë në udhëtim, derisa Shqipëria i shkon Polonisë.

UEFA tashmë ka zyrtarizuar orarin, ku si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të përballen me kundërshtarët e tyre me fillim prej orës 20:45.

Lajmi i mirë për Kosovën është se do ta mësojë kundërshtarin e “finales të mundshme” para se ta nis lojën me Sllovakinë, pasi Turqi – Rumani do të nis me fillim nga ora 18:00.

Përndryshe, kjo është e vetmja sfidë që do të nis më herët. Edhe në rast që dy kombëtaret avancojnë në “finalen e play-offit” do t’i pret e njëjta situatë, pra të luajnë në të njëjtin orar.

Orari i plotë:

Kujtojmë, nëse Kosova shkon në finale atëherë do ta presë Turqinë ose Rumaninë në Prishtinë, ndërsa Shqipëria do të jetë sërish mysafir.

MARKETING