Dy arsye pse transferimi i Granit Xhakës te Juventusi është i pamundur
Granit Xhaka është lidhur me një transferim te Juventusi në janar, por reprezentuesi zviceran është i lumtur te Sunderland dhe Bianconerët do të ngurrojnë të bëjnë një investim të madh për një lojtar që është mbi 30 vjeç.
Juventusi po monitoron tregun e transferimeve dhe mund të nënshkruajë një mesfushor qendror në afatin kalimtar të janarit.
Disa lojtarë janë lidhur me një transferim në Allianz Stadium, përfshirë Xhakën, por eksperti i transferimeve të Football Italia, Alfredo Pedulla, paralajmëron se 33-vjeçari është një përforcim i pamundur për Bianconerët.
“Xhaka është i lumtur te Sunderland dhe nuk jam i sigurt nëse Juventusi mund të investojë kaq shumë para në një lojtar që nuk është më i ri”.
“Juventusi do të vendosë më vonë se çfarë të bëjë. Ata duhet të punësojnë një drejtor të ri sportiv; ka ende pak konfuzion”, ka thënë Pedulla në videon e tij të fundit në YouTube për Football Italia.
Juventusi ka fituar një ndeshje dhe ka barazuar dy herë në tre ndeshjet e para të Luciano Spallettit në krye të skuadrës.
“Zonja e Vjetër” do të vizitojë Fiorentinën në xhiron tjetër të Serie A.

