(VIDEO) Qeveria nuk do ta rrisë buxhetin për gjyqësorin

(VIDEO) Qeveria nuk do ta rrisë buxhetin për gjyqësorin

Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të qendrojë stoik në lidhje me qendrimet e tij për organet gjyqësore. Ai tha se nuk sheh arsye për të rritur buxhetin për gjyqësorin, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, si shtet, ndan nga buxheti fonde për sistemin gjyqësor më shumë se 75% e vendeve anëtare të BE-së. Mickoski u pyet edhe për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, për të çka tha se po kërkojnë “rrugën e duhur”.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

Ne tani duhet të bëjmë debat publik me individë, do ta përsëris, nuk është shumica e prokurorëve dhe gjykatësve, individë që kanë marrë pozita, nuk lëvizin me vinç nuk mund t’i lëvizim nga atje. Ulen, fuqishëm luftojnë për karrige, pak u duken 3000 euro, duan pagë mujore prej 5000 eurove”.

Mickoski u pyet edhe për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, për të çka tha se po kërkojnë “rrugën e duhur”.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

Me rendësi është që kemi ardhur në konstatim, tani të shohim procesi juridik si është, të mos mbetet pastaj ndonjë dilemë, që në ndonjë raport tjetër mos të gjendet emri i këtij personi dhe qeveria ka bërë diçka kundër kush e di çfarë. Për këtë kemi ardhur në këtë konstatim, na lejoni ta gjejmë rrugën e duhur”.

Mickoski tha se për të është i pranueshëm propozimi që 0,35 për qind e Bruto Prodhimit Vendor të ndahet për gjykatësit dhe prokurorët. Ai theksoi se si shtet ndajnë më shumë mjete për sistemin gjyqësor sesa mbi 75 për qind e vendeve anëtare të BE-së.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING