(VIDEO) Janevska dhe Tomiq thirrje tifozëve për ngritje të vetëdijes

(VIDEO) Janevska dhe Tomiq thirrje tifozëve për ngritje të vetëdijes

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se Qeveria është kundër

Ofendimet dhe gjuha e urrejtjes çdo ditë e më shumë është prezente në shkallët e stadiumeve në vendin tonë, në të shumtën e rasteve thirrjet janë të drejtuara kundrejt shqiptarëve për më tepër, në koret raciste nuk mungojnë as kërkesat për dhoma gazi kundër shqiptarëve.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se Qeveria është kundër ndasive dhe kundër gjuhës së tillë, tha se një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet, megjithatë tha se gjëra të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin edhe në vende tjera. Shtoi se kjo vjen si pasojë e mungesës së dijes.

VESNA JANEVSKA

Edhe si Qeveri, po edhe si ministri e Arsimit, në vazhdimsi jemi duke treguar se çfarë duhet bërë dhe si nuk duhet vepruar. Për fat të keq, stereotipe ekzistojnë, fatkeqësisht nga grupe të ndryshme po tregohet edhe padurimi. Grupe të tilla ka në të gjithë botën po edhe në Maqedoni. Por fakti se janë gjithandej nëpër botë, nuk do të thotë se ne duhet ti mbështesim, ne po ndërmarrim gjitha masat si ministri e arsimit dhe prandaj jam edhe këtu, për të dëshmuar se duhet të luftohet një gjë e tillë”.

Për këtë fenomen foli edhe kryetari i komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi Dushan Tomiq.

DUSHAN TOMIQ – KRYETAR I KPMD

Përmes sportit duhet ta ngrisim vetëdijen, pikërisht për atë që edhe e përmendët për ofendimet që vijnë nga tribinat po edhe mes vetë futbollistëve të rinjë, ndodhin gjëra që nuk janë të pa dëshirueshme, por e them, se fillimisht duhet të njihemi që më pas të gjykojmë se kush çfarë personi është”.

Këto komnete Janevska dhe Tomiq i dhanë pas ngjarjes së organizuar nga UNICEF kundër diskriminimit në futboll, në të cilën morën pjesë dhjetra fëmijë, futbollist aktiv dhe persona me aftësi të kufizuara.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING