Gashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe

Gashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP).
Dokumenti u nënshkrua së bashku me Kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed Bin Mohamed Aljarëan.

Sipas Gashit, memorandumi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe rritjen e përfshirjes së Kuvendit të RMV-së në sesionet, komitetet dhe aktivitetet ndërkombëtare të IPTP-së. Po ashtu, ai hap mundësi të reja për organizimin e ngjarjeve të përbashkëta dhe iniciativave me interes të ndërsjellë.

“Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozitës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset globale për tolerancë, dialog dhe paqe”, ka theksuar Gashi.

MARKETING